Asnjë Qeveri nuk merret me Ligjin për Lotarinë, Sindikata sërish në protestë

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 11:41 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Lotarisë së Kosovës ka protestuar sërish para Qeverisë duke kërkuar kthimin në vendet e punës, kompensimin e pagave dhe miratimin e Ligjit për Lotarinë, raporton Ekonomia Online.

Ibadete Hasani-Berisha, punëtore e Lotarisë së Kosovës ka njoftuar se pa marrë parasysh protestave të tyre të njëpasnjëshme në temperatura të larta askush nuk i ka pasur në konsideratë deri më tani.

“Jemi punëtorë të Lotarisë së Kosovës dhe kemi dalë disa herë radhazi për të protestuar për kërkesat tonë: Miratimin e Ligjit, Kthimin në vendet e punës dhe pagat tona. Duke marrë parasysh temperaturat kemi prite mjaftë por siç duket gjithçka është e kotë. Nëse dikush e përfaqëson qytetarin edhe ne jemi pjesë e qytetarëve të Kosovës”.

“Jo asnjë nuk kanë pranuar takim edhe pse kemi kërkuar zyrtarisht por nuk e kanë marrë as hapin më të vogël për një takim me neve”, është shprehur ajo.

Ndërsa Avdullah Demaj, përfaqësues i Lotarisë së Kosovës nga Peja tha se do të protestojnë deri në realizim të këtyre kërkesave.

Ai shtoi se ka vjet që asnjë Qeveri nuk ka marrë asnjë hap për të shqyrtuar Ligjin e Lotarisë, raporton EO.

“Kemi dalë në protestën e radhës për Miratimin e Ligjit. U bënë kaq vite që akoma Qeveria jonë nuk ka marrë asnjë hap për ligjin tonë”.

“Jemi pa paga edhe pse jemi punëtorë që 30 vjet. Të gjithë jemi punëtorë që kemi kontrata të përhershme andaj ne deri në realizimin e kërkesave tona jemi këtu”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme