Asnjë rast i ri me Coronavirus në Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Në institucione nuk janë shënuar raste të reja me Coronavirus. Një rast më herët u raportua në Ministrinë e Drejtësisë por të tjerët e testuar kanë dalë negativ.

Ministria ka lëshuar një njoftim që tregon se edhe pjesëtari i prekur është mirë me shëndet.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria Drejtësisë ju njofton se gjithë zyrtarët e MD-së, të cilët janë testuar nga IKSHPK-ja kanë rezultuar negativ në testimin për Covid -19.

Ky testim, është bërë për zyrtarë të cilët kishin kontakt të afërt me zyrtarin e MD-së, i cili dy ditë më parë, më 11 maj rezultoi pozitiv me Covid -19.

Ministria e Drejtësisë është në kontakt të vazhdueshme me zyrtarin i cili ka rezultuar pozitiv, dhe ju njofton se gjendja e tij dhe familjes së tij është stabile.

Gjithashtu, MD-ja ju informon se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, ku janë dezinfektuar ambientet e punës dhe janë vendosur gjitha mjetet e tjera higjienike.

Ministria e Drejtësisë falenderon Institutin e Shëndetësisë Publike për angazhimin e tyre dhe testimin e zyrtarëve të MD, Ministrinë e Shëndetësisë dhe njëkohësisht ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve t’i zbatojnë masat e parapara për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid -19.

Të ngjashme