Astrit Ademaj, fillon ditën me homazhet e Shtatores së ikonës në Pejës, Haxhi Zeka

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj ka bërë homazhe para shtatores së atdhetarit pejan HaxhiZeka.

Nisja e projekteve të mëdha për vendin gjithmonë kërkon motivimin nga historitë e figurave që bënë shumë për vendin.I tillë ishte HaxhiZeka, pejani që bëri e dha çdo gjë për të sjellë dritë mbi vendin e tij. Prandaj, jo rastësisht jam këtu sot, për të filluar projektim tim, për Pejën e Haxhi Zekës, për të sjellë krenarinë e munguar qytetit të tij, u shpreh Ademaj.

Në ditën e parë të aktivitetit të tij për kryetar të Pejës, Ademaj ka vazhduar me nderimin e dëshmorëve tē luftës së UÇK-së.

Të ngjashme