Atmosferë festive në sheshet e Prishtinës në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 15:08 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sheshet kryesore të Prishtinës,dhe disa kafiteri të kryeqytetit kanë qenë të mbuluara me qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës për të festuar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Disa kishin zgjedhur këngën e disa të tjerë vallen të shoqëruar edhe me tupanë për ta bërë sa më festive  këtë ditë.

E të intervistuar nga Ekonomia Online, qytetarët u shprehën shumë entuziastë dhe të lumtur për këtë festë duke uruar të për këtë pavarësi dhe këtë ditë historike për vendin.

Qytetari  nga Prishtina Selatin Fazliu uroj të gjithë shqiptarët kudo qe janë, duke ftuar që të jenë të bashkuar kudo ku ka shqiptarë.

“Këtë pavarësi me gëzim ta gëzojmë e festojmë e të kemi mendjen e hairit, e bashkimit kombëtar për krejt shqiptarët kudo qe janë”, tha qytetari Fazliu.

Qytetari tjetër Ilaz Ismajli tha që nuk ka se si festohet më mirë, sepse tash kanë lirinë.    

“Urime Kosovë 13 vjet shtet, nuk ka qysh më mirë u knaqem e kemi lirinë”, u shpreh Ismajli.

Një familje nga Prizreni kishin ardhur në Prishtinë për të kremtuar festën, kështu tha qytetari Xheladin Bahtijari dhe Minire Bahtiri të cilët uruan për këtë festë.

“Mirë kemi kaluar mirë, jemi me familje për këtë festë e kemi 13 vjetorin e pavarësisë dhe urime urime, ishallah i festojmë krejt të mirat e kësaj jete”, tha Bahtijari.

“Urimet më të mira të kësaj jete”, theksoi qytetarja Bahtiri.

Lexo më shumë:

Të ngjashme