Auditori evidenton shkelje të shumta në Presidencë

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 08:32 | Nga

Një varg shkeljesh ligjore janë evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA) tek Zyra e presidentit. Sipas gjetjeve të Raportit të Auditorit, gjatë vitit 2017 ky institucion ndër të tjera në mënyrë joligjore ka mbuluar pozita me ushtrues detyre dhe në mënyrë joligjore ka lidhur kontrata mbi vepër, shkruan sot Koha Ditore.

Parregullsi e dobësi Auditori ka gjetur edhe në planifikim dhe në realizim të procedurave të prokurimit, shpenzimet për mirëmbajtjen e automjeteve, respektimin në procedim të pagesave, menaxhimin e pasurisë, shpenzimin e parave të imëta dhe zbatimin e rekomandimeve nga vitet paraprake. Jashtë përmbushjes së planit të auditimit, Auditori e ka gjetur edhe Njësinë e Auditimit të Brendshëm në Zyrën e presidentit.

Më të gjitha këto gjetje thuhet se është pajtuar menaxhmenti i Zyrës së Presidencës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme