Auditori gjen shumë parregullsi në projektet e MIT-it dhe MAShT-it

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 10:55 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka organizuar tryezën në të cilën ka prezantuar raportin e auditimit të performancës “Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2018 – 2020 në sektorin e arsimit dhe të infrastrukturës”, raporton Ekonomia Online.

Vlora Spanca, ndihmëse e Auditorit të Përgjithshëm,  tha se gjatë auditimit të këtyre dy ministrive kanë gjetur shumë parregullsi sa i përket planifikimit të projekteve në aspektin financiar, ku shpeshherë kanë bërë projekte me kosto më të lartë se sa ishte vlera e tyre.

“Mangësitë janë që nga planifikimi i objekteve jashtë kompetencave dhe përgjegjësive së ministrive dhe planifikimi i mos analizave të projekteve financiare dhe si pasojë janë mos efikasiteti. Ministria e Financave nuk i ka trajtuar mjaftueshëm kërkesat e organizatave buxhetore si dhe ka vendosur projekte që nuk ishin të bazuara në këste reale. Ministria Infrastrukturës dhe MAShT-i kanë projekte që nuk kanë filluar të zbatohen fare dhe disa të tjera kishin shpenzime më të mëdha se planifikimi”, ka thënë ajo.

Samir Zymberi, drejtor i departamentit të auditimit të performancës dhe TI-së, tha se objektivë ishte vlerësimi i kornizave afatmesme të shpenzimeve 2018/2020.

Ai ka thënë se procesi i hartimit të projekteve është përcjell me shuam mangësi

“Auditimi është zhvilluar në MAShT, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Infrastrukturës. Objektivë ishte vlerësimi i kornizave afatmesme të shpenzimeve 2018/2020. Procesi i hartimit është përcjellë me mangësi. Ne presim një proces më cilësor në hartimin e cash vijues dhe një proces më cilësor për vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.

Labinot Sadiku, udhëheqës i ekipit tha ZPS-ja  nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për

“Gjetjet e auditimit tregojnë se objektive strategjike janë adresuar me mangësi. ZPS nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të monitoruar adresimin e objektivave strategjike. Kërkesa e parë buxhetore nga MIT nuk është hartuar plotësisht sipas udhëzimeve për përgatitjen e cash dhe nuk është e unifikuar. MIT nuk kanë aplikuar arsyeshmërinë e projekteve dhe MF-ja nuk ka siguruar se projektet paraqiten në kërkesën e cash-it”, ka thënë ai.

Sipas tij vetëm 4 projekte nga 9 në MIT janë përpjekje për realizimin e projekteve strategjike dhe 5 prej tyre nuk ishin objektivë e MIT-it.

“Vetëm 4 nga 9 projekte në MIT janë përpjekje për realizimin e projekteve strategjike, 5 të tjera nuk  ishin objektivë e MIT-së, madje 3 prej tyre nuk ishin as përgjegjësi e MIT-së. Përveç projektit të ‘Zgjerimi dhe rehabilitimi i i rrugës magjistrale M9 Prishtinë – Pejë, e cila kishte të bashkangjitur analizën kost-benefit, ndërsa projektet e tjera nuk kishin dokumente të tjera të bashkangjitura në PIP”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se MAShT-i ka realizuar edhe projekte që nuk kanë qenë në kompetencën e saj.

“MASHT tri projekte nuk kanë dokumente mbështetëse në PIP, ndërtimi i Insititucionit Parashkollor në Klinë nuk janë kompetencë e MAShT-it. Vetëm 21% e projekteve të planifikuar në cash 2018/2020 janë përfshirë në ligjin e buxhetit 2018 të pandryshuara në aspektin financiar””, ka thënë ai.

Arlinda Mustafa-Selmani, udhëheqës i ekipit, tha se MAShT-i, ka pasur vonesa në tekstet shkollore, por janë vërejtur mangësi edhe sa i përket adresimit në kohë të aktiviteteve të saj.

“MAShT nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme që t’i adresojë aktivitetet në kohë. Ka pasur vonesa në tekstet shkollore. Nga trajnimi i mësimdhënësve është marr buxhet dhe kemi parë që ky është realizuar për objektiva të tjera. Hartimi i teksteve shkollore  Fillimisht është bërë kërkesë me vlerë prej 3,6 milionë euro po ashtu cash 7,5 mln ndërsa është aprovuar buxhet me vlerë prej 5,6 mln”, ka thënë ajo.

Të ngjashme