Auditori i Përgjithshëm i ka propozuar mbi 55 raste Prokurorit të Shtetit

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 08:51 | Nga Perparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Auditori i Përgjithshëm ka dërguar mbi 55 raste në Prokurorinë e Shtetit të cilat i ka evidentuar gjatë punës në terren, për të cilat vlerëson se mund të  jenë për trajtim nga prokuroria, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur Besnik Osmani Auditor i Përgjithshëm, cila tha se këto raste janë nga niveli qendror, agjenci të pavarura e nga niveli lokal.

“Në bashkëpunim m zyrën e Prokurorit të Shtetit kemi mbi 55 raste që kanë buruar si informacion nga puna në teren e Auditimit që t’ia propozojmë prokurorisë për trajtim të mëtutjeshme në kuadër të kompetencave të tyre. Janë edhe në institucionet e nivelit qendrorë, agjenci të pavarura të themeluara nga Kuvendi por edhe në nivelin lokal dhe ndërmarrjet publike”, tha Osmani.

Ai thotë se viti 2020 pavarësisht sfidave me pandeminë ka qenë i suksesshëm, pasi kanë arritur të përfundojnë auditimin për të gjitha institucionet për të cilat janë të obliguara më ligj.

“Kemi qenë në  pozitë që të publikojmë 132 raporte, apo të publikojmë 6 raporte më shumë se që kemi pasur në vitin 2019 për kundër kushteve pandemike”, është shprehur ai.

Osmani thotë se ata kanë dhënë 950 rekomandime, ku vetëm 40 për qind e tyre janë zbatuar. Sipas tij të gjeturat nga Auditimi janë shqetësuese për disa institucione, e sidomos për disa ndërmarrje publike.

“Të gjitha raportet që kemi publikuar nga qershori deri në fundvit, shprehin nevojën e madhe për përmirësime në institucionet publike, ku kemi dhënë diku 950 rekomandime, vetëm 40 për qind e tyre janë zbatuar. Jemi të shqetësuar me zhvillimet në ekonomike në ndërmarrjet publike. Raportet tona flasin se humbjet e këtyre ndërmarrjeve po rriten dhe po vihen në pikëpyetje shërbimet elementare për qytetarët”, është shprehur Auditori i Përgjithshëm.

E përveç përfundimit të auditimit dhe publikimit të disa raporteve për Auditorin Osmani, sukses gjatë vitit 2020 ka qenë edhe anëtarësimi në dy organizata si “Into Say” dhe “Uo say”.

Ai ka përmendur edhe disa reforma që janë bërë në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm, sa i përket auditimit.

Besnik Osmani të cilit i skadon mandati në muajin prill, s’ka folur nëse do të kandidojë edhe për një mandat, pasi thotë se është në përgjegjësi të Peridentit të vendit të bëjë propozimet dhe më pas të votohet në Kuvend.

“Mandati i Auditori është Kushtetues , 5 vjeçar me mundësi rizgjedhje. Kjo është një detyrë që i takon Presidentit të vendit sipas Kushtetutës të bëjë propozimin dhe numrin e kandidatëve dhe është detyrë e Kuvendit që të zgjedhje apo të rizgjedh. Fokusi im është që të përfundojë mandatin faqebardhë”, është shprehur Osmani.

Të ngjashme