Auditori i Përgjithshëm marrëveshje bashkëpunimi me Maqedoninë për fuqizimin e raporteve

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 12:16 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Zyra Shtetërore e Auditimit të Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që ka për qëllim intesnifikimin dhe fuqizimin e raporteve mes të dyja vendeve, raporton Ekonomia Online.

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, tha se kjo është marrëveshja e 8-të e BE-së e cila ka për qëllim intensifikimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit të të dyja vendeve.

“Ditë e veçantë për ne që formalizojmë bashkëpunimin me institucionet e Maqedonisë dhe e falënderoj Ademin për bashkëpunimin që e ka bërë me institucionin tonë”, tha ai.

Osmani ka treguar se çfarë përmban kjo marrëveshje bashkëpunimi.

“Marrëveshja parasheh fusha të rëndësishme, zhvillimi i metodologjisë audituese, shkëmbimi i përvojave, përvetësimi manual i udhëzueseve të auditimit. Sipas përvojave tona do të punojmë bashkë në zhvillimin e softuerit të auditimit dhe ky bashkëpunim do vazhdoj përmes auditimeve paralele përmes temave qe janë në interes te vendeve tona”, shtoi Osmani, raporton EO.

Naser Ademi, U.d. Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë, tha se kjo marrëveshje është e mirë për shkak se fuqizohet fqinjësia dhe raportet e mira që janë në mes këtyre dy vendeve.

“Kënaqësi për ne që për herë të parë si institucion nga Maqedonia nënshkruajmë marrëveshje me zyrën e auditimit të Kosovës, në letër e kemi nënshkruar bashkëpunimin e mëhershëm që e kemi fillu, si shkëmbimi i përvojave e punëve tona që lidhet me auditimin e dy vendeve tona. Shpresoj se përvojat e kolegeve tanë nga Kosova do ta shfrytëzojmë edhe auditimi nga Maqedonisë edhe ku mund ta përdorni”, tha ai.

Ai tha se si dy vende bashkëpunuesve do të rrugëtojnë bashkë drejt Evropës si dy shtete fqinje.

“Do të fillojmë punën për një softuer i cili veçse ka filluar implementimi i tij ka rezultate të mira,  të shkëlqyeshme qe ka dhënë në punën e auditimit të përgjithshëm në Maqedoni. Do e vazhdojmë me bashkëpunim jemi afër njëra tjetrës, fqinjësi e mirë dhe bashkë do udhëtojmë në rrugët e Evropës si dy shtete fqinje që kanë bashkëpunim institucional”, shtoi Ademi.

Të ngjashme