Auditori identifikon punësime të paligjshme në Komunën e Prishtinës

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 08:22 | Nga

Auditori i Përgjithshëm ka identifikuar një varg shkeljesh ligjore dhe procedurale të bëra nga qeverisja e Komunës së Prishtinës, gjatë vitit 2017, nisur që nga punësimet e paligjshme, e deri tek moszbatimi i rekomandimeve të Auditorit nga vitet paraprake.

Kështu Auditori ka gjetur se kabineti qeveritar i Shpend Ahmetit ka treguar nivel të ulët të realizimit të buxhetit të investimeve kapitale, ka bërë shkelje në pagesat përmes vendimeve gjyqësore, ka bërë planifikim jo të mirë të të hyrave sipas kategorive, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pastaj është identifikuar dhënia e pronave komunale në shfrytëzim pa kompensim, Komuna nuk ka arritur të verifikojë 1/3 e pronave të saj. Tutje ajo është përballur me mosgjenerim të të hyrave nga taksat në biznes.

Gjetja tjetër, është ajo se Komuna nuk posedon ndonjë softuer për regjistrimin dhe raportimin e të hyrave që mblidhen nga departamenti i shërbimeve publike, ndërsa që Komuna nuk ka menaxhuar siç duhet të hyrat nga hapësirat publike, përderisa ajo ka bërë angazhime të jashtëligjshme me marrëveshje për shërbime të veçanta..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme