Austri: Aksidentohet autobusi nga Kosova, raportohet për 20 të lënduar

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

20 persona raportohet se janë lënduar pasi një autobus që po udhëtonte nga Kosova është aksidentuar në Salburg të Austrisë.

Tre nga ta raportohet se janë lënduar rëndë.

Sipas mediave austriake autobusi po shkonte nga Kosova drejt Hannoverit të Gjermanisë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Brenda autobusit gjendeshin 25 udhëtarë.

Të ngjashme