Autobusi e bën për spital këmbësorin në Prishtinë

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori ka ndodhur sot në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lexues të Gazetës Online Reporteri.net kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë Agron Borovci ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bill Klinton”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një autobusi dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor:, ka thënë Borovci.

Sipas Borovcit, me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal. 

https://video.gjirafa.com/video-1635778706-mp4

Të ngjashme