Autobusi nga Kosova sulmohet me gurë në Serbi

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë autobusi me pasagjerë nga Kosova është sulmuar përsëri me gurë në Krushevcë të Serbisë nga persona ende të panjohur. Kjo nuk është herë e parë që pasagjerët e Kosovës tronditen me sulme me gurë në territorin e Serbisë.

Udhëtari Uka Halilaj, ka thënë për televizionin publik, se sulmi me gurë ka ndodhur të hënën në orën 22:20 minuta dhe në atë moment të gjithë udhëtarët kanë qenë të tronditur.

“Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”. Jemi ndalur pas 300 metra”, tha ai. Sipas tij Policia e Serbisë, kanë dal në ngjarjes pas 15 minutave.

Ai bëri me dije se pastaj kanë vazhduar rrugën e relacionin për Austri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme