Autobusi përplaset me veturën në Rrugën e Kombit, një i vdekur dhe 8 të plagosur

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rubik.

Raportohet se një autobus agjencie turistike është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo”.

Sipas informacioneve paraprake të plagosurit ndodhen në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit nën kujdes mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit ‘Alfa Romeo’ shtetasi L. C. si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K. M. ,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor”, njofton policia.

Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shikojeni videon e plotë. /Ora News/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme