AUV-i ende pa sistem funksional të sigurisë në zinxhirin ushqimor

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 11:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra Kombëtare e Auditimit prezantoi raportin e auditimit të performancës “Siguria e ushqimit. Rast studimi: Produktet e mishit dhe të grurit”, raporton Ekonomia Online.

Sipas këtij raporti del që AUV-i ende nuk e ka plotësisht funksional sistemin e sigurisë në të zinxhirin ushqimor.

Andaj u kërkua që siguria në ushqim duhet të ofrohet nga organet shtetërore përmes kontrolleve që tregojnë se ushqimi në treg ka kaluar të gjithë hapat e kontrollit dhe është i gatshëm për konsum.

Vlora Spanca, ndihmës- Auditor i Përgjithshëm, tha se ky institucion ka kryer auditimin e sigurisë së ushqimit për të vlerësuar nëse Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka vendosur sistem adekuat për të ofruar siguri në ushqim, ku si studim janë marrë produktet e mishit dhe grurit. 

Sipas saj, AUV-i si organ  përgjegjës për te ofruar siguri në ushqim ka hartuar rregullore dhe procedura standarde të operimit dhe në listat kontrolluese të cilat i shfrytëzon për sigurinë e ushqimit ne vend.

 “Megjithatë Auditimi ka nxjerr në pah se këto procedura nuk mbulojnë tërë procesin e sigurisë në ushqim në treg dhe ato nuk janë duke u zbatuar mjaftueshëm për të siguruar se ushqimi është i kontrolluar si duhet dhe ka siguri për konsumatorin. Listat kontrolluese te cilat i përdor AUV nuk adresojnë  të gjitha kërkesat për ushqim si dhe parimet Analizës se rrezikut dhe pikave të kontrollit kritik i njohur si HACCP. AUV ende nuk e ka një regjistër te plotë të kompanive që merren me tregun që merren me produkte me prejardhje bimore dhe shtazore dhe kjo e rrit rrezikun që Agjencia të mos ketë shtrirje te kontrollit të saj në tërë tregun për produkte bimore dhe shtazore”, tha ajo.

Sipas ZKA-së inspektorët komunalë nuk janë transferuar në AUV si dhe ka një ka koordinim të mirë të kontrolleve mes nivelit qendror dhe atij lokal.

Samir Zymberi, udhëheqës i departamentit për auditimin e performancës dhe teknologjisë informative tha se raporti përfshinë periudhën nga 2018 deri në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019.

“Auditimi është bërë 2018- dhe gjashte mujorin e vitit 2019. Objektivi i auditorit ka qenë me vlerësua dhe për të vendosur një sistem adekuat për te ofruar siguri në ushqim. Për studim është marrë mishi dhe gruri”, tha ai.

Sipas tij rezultatet tregojnë se përkundër përpjeke siguria ne ushqim është ende një sfidë, ndërsa dha disa rekomandime që AUV-i duhet t’i plotësojë.

“ZKA rekomandon AUV-in që përmes Zyrës së Kryeministrit të sigurojë transferin e inspektorëve komunalë në AUV, të sigurojë procedurat standarde të operimit shpërndahen dhe i komunikohen te gjitha njësitë përgjegjëse për zbatimin e tyre, të plotësojë regjistrimin e tërë bizneseve që janë në sektorin e ushqimit. Të kryejnë kontrolle cilësore duke siguruar zbatimin e parimeve te Analizës se Rrezikut dhe Pikave te Kontrollit Kritik të cilat janë bazë për te ofruar siguri ne ushqim qe ofrohet për konsumatore”, tha ai.

Ndërsa Flamur Kadriu nga AUV-i, tha se ky raport i Auditorit vë në pah vështirësitë me të cilat po ballafaqohet ky institucion.

“ky audtim vë në pah tregon vështirësinë qe ka AUV-i gjatë punës sidomos për një fushë qe është e një rëndësie te madhe për sigurinë e ushqimit. dhe vështirësi paraqiten te pika transferimi i inspektorëve e kemi adresua qe nga viti 2009. Këtë të gjetur e gjeni edhe te raporti i progresit. Të kemi një numër me të madh të inspektorëve të kemi një kontroll me të saktë me sistemime në treg te prodhuesit dhe importi, por kjo nuk varet nga ne “, tha ai.

Të ngjashme