AUV-i merr masa ndaj 117 personave e 123 bizneseve për mosrespektimin e vendimeve të Qeverisë

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 11:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjatë aksioneve të kontrollit në kohën e pandemisë ka shqiptuar masa administrative për 117 persona dhe 123 biznese për mosrespektim e vendimeve të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes.

Po ashtu ky institucion ka urdhëruar 230 operatorë për dezinfektimin e hapësirave të tyre. Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Mbi bazën e kësaj ne brenda inspektoratit sanitar kemi njerëz profesionist dhe në mesin e tyre kemi epidemiolog dhe janë mirë të përgatitur për mbikëqyrjen e zbatimit të masave qoftë të karantinimit apo të izolimit dhe gjatë kësaj kohe ne si inspektorat kemi ndaluar si shkelës gjithsej 117 persona fizik kemi shqiptuar masa ndaj 123 personave juridik, kemi dhënë 371 vendime për izolim për persona të cilët kanë rezultuar pozitiv familjet e tyre apo personat e kontaktit dhe njëkohësisht”.

“…kemi dhënë urdhëresa për 230 operatore të biznesit apo të institucioneve për dezinfektimin e tyre dhe të gjitha këto inspektorati sanitar është duke i marr me pajtueshmëri me ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, tregoi Thaçi.

Thaçi me tutje ka theksuar inspektorati sanitar gjatë gjithë kohës ka monituruar koonform gjitha vendimeve dhe  rekomandimeve që kanë dal nga IKShPK-ja dhe MSh-ja.

“Prej fillimit të përhapjes së pandemisë në gjithë territorin e Kosovës gjitha vendimet dhe rekomandimet që kanë dal nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, inspektorati sanitar gjatë gjithë kohës ka monitoruar dhe ka mbikëqyr zbatimin e këtyre masave ku ne si autoritet përmes inspektoratit sanitar jemi edhe zbatues të ligjit për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse. Disa prej bizneseve që nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë kanë pësuar me mbyllje dhe ju është kërkuar dezinfektimi i tyre”, tha ai.

“Gjithmonë varësisht nga ligjet dhe rregulloret dhe vendimet që burojnë nga qeveria e Kosovës pasojnë masat të cilat merren kundrejt shkelësve të këtyre ligjeve dhe vendimeve. Kemi pas raste të mbylljet kemi pas raste të kërkesave për dezinfektim dhe dezinsektim po ashtu kemi pasur raste edhe që është kërkuar që në mos respektim të masave të distancave fizike edhe mbi këta shkelës në gjithmonë kemi shqiptuar masat administrative të cilat janë të bazuara me ligjet në fuqi”.

Thaçi mes tjerash ka thënë se inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë të pajisur me masat mbrojtëse.

Duke e ditur punën dhe rrezikun e inspektorëve për tu infektuar me Coronavirus, Thaçi ka thënë se deri më tash asnjë inspektor nuk është I dyshuar për Coronavirus.

“Të gjithë inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë të pajisur më masat mbrojtëse të cilat kërkohen gjatë veprimit të tyre në punë dhe deri më tani fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë inspektor të dyshuar për këto duke e ditur që inspektorët tanë edhe në kufi janë kontakte i parë me transportuesit e produkteve ushqimore, por edhe brenda gjithë sanitarët kanë hyrë në zona të cilat kanë qenë të karantinume dhe kanë vizituar familje të cilët kanë rezultuar pozitiv”.

“Nuk kemi pasur ndonjë rast kur ndonjë inspektor ka pasur probleme shëndetësore të tilla sepse të gjithë kanë shprehur vullnetin që në këtë kohë pandemie e kanë ndjerë përgjegjësinë morale që të dalin në punë dhe gjithë prej tyre kanë dal në punë dhe përveç aspektit profesional në të njëjtën kohë janë mirë të trajnuar dhe të përgatitur”.

Të ngjashme