AUV-i shqipton nëntë gjoba me nga 2 mijë euro ndaj bizneseve në Ferizaj për thyerje të masave anti-Covid

Ferizaj | 14 Mar 2021 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së shtunës Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë nisur një aksion në qytetin e Ferizajt për t’i inspektuar bizneset e gastronomisë rreth masave anti-Covid.

Shkaku i mos respektimit të vendimeve të Qeverisë, AUV-i ka shqiptuar gjithsejtë nëntë gjoba për këto biznese të cilat kanë organizuar ndeja të ndryshe.

Gjobat e tyre arrin deri në 2 mijë euro. Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it ka thënë për Kohen se ndaj tetë bizneseve janë shqiptuar gjoba për mos krijim të kushteve për ruajtje të distancës ndërsa ndaj një biznesi është shqiptuar gjobë për mos mbyllje të lokalit sipas orarit të lejuar të punës.

“Inspektorët sanitar të AUV-it në Ferizaj mbrëmë kanë organizuar një kontroll zyrtare për mbikëqyrje të zbatimit të masave në luftë-kundër pandemisë covid-19. Për mos respektim të vendimeve të Qeverisë janë shqiptuar 9 gjoba për persona juridike lokale të gastronomisë. Tetë prej tyre kanë marrë gjoba për mos krijim të kushteve për ruajtje të distancës ndërsa një është për mos mbyllje sipas orarit të lejuar të punës. Do të vazhdohet me punë çdo natë sipas mandatit ligjore për të ndikuar në ulje të numrit të të prekurve me Covid”, ka thënë Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme