Avdullah Hasani letër vullnetarëve: Faleminderit për ballafaqimin me sfidat shoqërore

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit , Koordinatori/Këshilltari për Gjeneratën e Re i Qeverisë, Avdullah Hasani, u ka shkruar letër të rinjve vullnetarë në shenj falënderim shumë të rinjve, të cilët vazhdimisht kryejnë punë vullnetare në të mirë të shoqërisë.

Hasani në postimin e tij në rrjetin social FaceBook, është shprehur se në këtë kohë të pandemisë̈ tejet të vështirë po qëndrojnë ballëhapur për t’ju dalë në ndihmë të gjithë̈ të prekurve me covid-19, duke u falënderuar shumë inferimerë e ato infermiere vullnetare brenda klinikave në Kosovë.

Postimi i plot i Hasanit:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit ju kam shkruar letër falënderimi shumë të rinjve, të cilët vazhdimisht kryejnë̈ punë vullnetare në të mirë të shoqërisë. Një falënderim i veçantë shkon për gjithë̈ ata inferimerë e ato infermiere (shumë prej tyre edhe falë vullnetit) që në këtë kohë të pandemisë tejet të vështirë po qëndrojnë ballëhapur për t’ju dalë në ndihmë të gjithë të prekurve me covid-19. Përhapja e vullnetarizmit në Kosovë do të na ndihmonte të orientojmë dhe përdorim energjinë̈ e të rinjve tanë̈, duke qenë të gjithë̈ pjesëmarrës në ballafaqimin me sfidat shoqërore.

Hasani kishte dy pozicione atë të Koordinatorit për Gjeneratën e Re dhe të Shefit të TaskForcës Anti Narkotik, por me ardhjen e Qeverisë Kurti kishte ofruar dorëheqje nga pozita e Shefit të TaskForcës Anti Narkotik tek të rinjtë, ndërsa edhe disa muaj e mban pozitën e Koordinatorit për gjeneratën e re në nivel këshilltarit jo politik.

Të ngjashme