Avdullah Hotit i vdes babai

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 23:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë.

Halim Hoti ka vdekur të premten, ka bërë të ditur politikani i LDK’së.

“E ndjej te nevojshme, qe ne emer te familjes tone, t’ju njoftoj se sonte u nda nga ne baba jone Halimi”, ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook.

“Varrimi behet te shtunen, 12 tetor, ne oren 12:00, ne varrezat e fshatit Ratkoc”, ka njoftuar ai.

Të ngjashme