Avionë të aprovuar nga KFOR-i fluturojnë mbi Mitrovicë, Ferizaj e Prizren

Prishtinë | 08 Maj 2022 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Një avion i vogël është parë mbi qiellin e Mitrovicës këtë të diel, e një tjetër ka fluturuar mbi Ferizaj e Prizren.

Në lidhje me këtë, zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari” tha se këto fluturime janë të aprovuara nga KFOR-i.

“Janë fluturime të aprovuara nga KFOR-i, prandaj ju lusim që të kontaktoni KFOR-in për detaje më të hollësishme”, është shprehur Gara, njofton Klankosova.tv.

Një aeroplan i ngjashëm është parë edhe ditë më parë në qiellin e Mitrovicës.

Të ngjashme