Avokatët paralajmërojnë bojkotim të punës, pas vendimit të KGjK-së

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 14:25 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Osman Havolli, kryetar i Këshillit të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), ka paralajmëruar bojkot të punës nga avokatët pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), në lidhje me kufizimin e qasjes së avokatëve dhe palëve në objektin e gjykatës pa ftesa apo pa leje, raporton Ekonomia Online.

Havolli pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit drejtues të OAK-ut, tha se një kërkesë e tillë për të mos lejuar avokatët nëpër gjykata pa leje, është e papranueshme dhe shkelje e parimit në qasje në drejtësi.

“Këshilli Drejtues pas mbledhjes, duke trajtuar urdhëresën e Këshillit Gjyqësor, në mënyrë unanime mori këtë vendim: avokatia është kategori kushtetuese e rregulluar me ligj, ku avokatëve iu garantohet qasje në të gjitha institucionet e drejtësisë”.

“Urdhëresa e Gjykatës në Prizren që e ka aprovua Këshilli Gjyqësor i Kosovës me rekomandim që të zbatohet nga të gjitha gjykata është shkelje e parimit të qasjes në drejtësi dhe si e tillë është e papranueshme”.

“Kërkohet që urdhëresa të tërhiqet më së voni deri më 8.1.2019. Nëse nuk tërhiqet, oda do të hyjnë në bojkot të përgjithshëm më 9 janar që nënkupton se avokatët nuk do të hyjnë në asnjë institucion”.

Ndërsa, ka thënë se kjo urdhëresë që ka ardhur nga gjykata në Prizren, ka qenë për shkak të një shkeljes  të një avokati, por që tha se kjo nuk mund të jetë faktor që të shërbejë për ndalim për të gjithë avokatët.

“Ka qenë një shkelje e avokatit, por rasti tillë pavarësisht nuk ka mund të gjeneralizohet”.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nëpërmjet një e-maili dërguar të gjithë kryetarëve të Gjykatave Themelore të Kosovës, si dhe kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme u ka dhënë urdhër që të aplikojnë urdhrin e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Kryetari i Gjykatës Themelore Prizren Ymer Hoxha, me datë 08 gusht 2018, kishte lëshuar Urdhër, ku nuk u lejohej hyrja e avokatëve në objektin e Gjykatës pa ftesa, por edhe palëve dhe personave tjerë u ndalohej hyrja nëpër Gjykatë dhe Zyre të gjyqtarëve, pa ftesa apo pa aprovimin dhe lejen e kryetarit të Gjykatës apo pa leje të gjyqtarit.

Sipas njoftimit të dërguar nga Këshilli Gjyqësor, sqarohet se në mbledhjen e mbajtur me datë 27 dhjetor 2018, Këshilli ka shqyrtuar kërkesën e Arianit Salihut, ushtrues detyre i Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

Këshilli Gjyqësor ka vlerësuar se Vendimi i Kryetarit Ymer Hoxha, në lidhje me kufizimin e qasjes së avokatëve dhe palëve në objektin e gjykatës pa ftesa apo pa leje, është në përshtatshmëri me Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave dhe nën kompetencën e kryetarit të Gjykatës, thuhet në njoftim.

Andaj Këshilli Gjyqësor i ka rekomanduar që të njëjtin vendim ta praktikojnë edhe nëpër të gjitha Gjykatat tjera.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovë (OAK), Osman Havolli, mban konferencë për media pas mbledhjes së jashtëzakonshme lidhur me ndalesën e avokatëve për të hyrë në objektet e gjykatave

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, January 5, 2019

LEXONI EDHE:

Oda e Avokatëve shqyrton me dyer të mbyllura vendimin e KGjK-së

Të ngjashme