Avokati Damati: Silvana Arsoviq s’është përmendur në raportin që lidhet me sanksionet e ShBA-së

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 11:46 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati Musa Damati është i bindur se klientja e tij, Silvana Arsoviq nuk është e përmendur në raportin që lidhet me sanksionet e vendosura ditë më parë nga ShBA-ja ndaj një grupi të serbëve të veriut të dyshuar për korrupsion e kontrabandë, raporton Ekonomia Online.

Damati i tha Ekonomia Online, se Arsoviq që është e akuzuar në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, është angazhuar veç për perspektivën e komunitetit të saj.

Damati shton se Arsoviq nuk ka qenë asnjëherë pjesë e asnjë raporti që lidhen me keqpërdorim të detyrës së saj.

“Klientja ime Silvana Arsoviq nuk është përmendur në raportin që lidhet me sanksionet e ShBA-së. Ajo në raporte të tilla nuk do të përmendet asnjëherë, de për këtë garantojë unë si avokat i saj”.

“Kjo për arsyen e bazuar se angazhimi i saj ka qenë dhe angazhimi i saj vazhdon të jetë. Se ajo ka rol dhe është e angazhuar për të siguruar pluralizëm mendimin e lirë dhe prosperitetin në komunitetin e sajë në të cilin jeton”.

Arsoviq ka qenë sekretare e partisë së Ivanoviqit. Ai u vra më 16 janar 2018 me gjashtë plumba në shpinë para objektit të partisë së tij në Mitrovicë.

Të ngjashme