Avokati Gashi pranon raportin e autopsisë, kërkon të gjitha provat

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 16:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka pranuar raportin e autopsisë nga Prokuroria për Astrit Deharin.

“Raporti i obduksionit  thotë se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiskia dhe nga një mjet i fortë”, tha Gashi, para gazetarëve.

Por, ai ka shtuar se do “ta studiojnë” raportin, para se të dalin me një qëndrim.

“Ne jemi të interesuar paraprakisht që ta lexojmë dhe ta studiojmë këtë raport të autopsisë, pastaj do të dalim me një komunikatë se cilat janë shkaqet e vdekjes sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore”, tha Gashi, në një prononcim për gazetarët, para Prokurorisë së Shtetit.

Ai ka thënë se ende nuk e ka parë raportin në tërësi për autopsinë e kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Ky është vetëm një prej provave, dhe rasti ende nuk është mbyllur. Instituti i Mjekësisë Ligjore është vetëm një prej institucioneve që jep mendimin e tij, por ka edhe shumë punë të tjera për të zbardhur si ka vdekur Astrit Dehari në duart e shtetit”.

“Kërkojmë nga prokurori dhe të gjitha organet përkatëse në këtë rast që të na i japin të gjitha provat për vdekjen e Deharit”.

“Edhe në ditën e 13-të të vdekjes së tij, prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, prokurori i çështjes dhe kryeprokurori Sylë Hoxha nuk kanë lejuar që ekspertë të pavarur të cilët kanë qenë të ftuar nga Shqipëria dhe nga Anglia që të kenë në dispozicion materialin që edhe ata do të vinin në përfundim dhe të jepnin një raport të autopsisë”.

“Ata nuk kanë dhënë as fotografitë që janë bërë gjatë autopsisë e as dhomës ku ka qëndruar astrit Dehari”.

 

Të ngjashme