Avokati i familjes së doganierit për deklaratat e Sveçlës: Të pamatura, të dëmshme dhe joprofesionale

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Familja e të ndjerit Luan Berisha, po e konsideron të pamatur deklarimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmetuar mbrëmë në edicionin e lajmeve në Klan Kosova, ku i thoshte kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca se ‘’Luan Berisha u vetëvra’’.

Në një reagim të tyre për Klan Kosovën, avokati i familjes së të ndjerit, Flakron Sylejmani, thotë se deklarimet e tilla janë të dëmshme dhe vetëm sa e komplikojnë hetimin e drejtë dhe të pandikuar.

”Unë si avokat por edhe familja e të ndjerit Luan Berisha një deklarim të tillë e vlerësojmë të pamatur të dëmshëm dhe joprofesional. Konsiderojmë se deklarimet e tilla publike të zyrtarëve shtetërorë e në veçanti të Ministrit të Punëve të Brendshme, për rastet që janë ende në fazën e hetimeve nuk i kontribuojnë hetimit profesional dhe të pavarur si dhe zbulimit të veprave penale dhe kryesve të tyre”.

Të ngjashme