Avokati i Nazif Mehmetit: Nuk besoj se do të ketë aktakuzë ndaj tij

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pak pas orës 14:00 intervistimi i ish-luftëtarit të Zonës Operative të Llapit, Nazif Mehmeti nga Prokurorët e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Lajmin për Klan Kosova e konfirmoi avokati i Mehmetit, Tahir Rrecaj.

Ai përmes telefonit ka thënë se ” beson se prokurori do ti pushojë hetimet ndaj Nazif Mehmetit dhe se nuk do të ketë aktakuzë ndaj tij”

Rrecaj shtoi se ” klienti i tij iu ka përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorit”, njofton Klan Kosova.

Intervistimi i Nazif Mehmetit nga Gjykata Speciale është bërë edhe dje në Zyrat e Eulexit në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme