Avokati i njërit prej të arrestuarve për drogën në Lipjan: Është viktimë, ai është biznesmen i ndershëm

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Besnik Berisha, avokati i biznismenit Izet Sheqiri, një nga shtatë të dyshuarit për përfshirje në sasinë prej 400 kilogramësh kokainë të sekuestruar në Lipjan dje, ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm dhe është i ndershëm në punën e tij.

Avokati Berisha këto deklarime i ka bërë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Pressing’, duke konsistuar se sasia enorme e drogës, të vendosur në një nga konteinerët e kompanisë McFoods që po sillte mish pule nga Brazili, ishte vënë nga dikush në vendin që po e eksportonte mishin për në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

“Unë isha atje në vendje të ngjarjes. Ajo çfarë është e sigurt deri më tani se në mesin e tetë viktimave, është edhe klienti im, një biznesmen i ndërgjegjshëm i cili asnjëherë nuk ka rënë ndesh me ligjin”, ka deklaruar Berisha.

“Se pse ka përfundu në depot e klientit tim është e thejshtë, sepse konteineri që duhej t’i kishte 13 ton mish, ka qenë i destinuar tek ai. Ajo porosi është nisë të mbërrijë aty. Ajo çfarë është e sigurt dhe besoj se nuk mund ta demantojë askush, është se Izet Sheqiri asnjëherë nuk ka pasur lidhje as nuk e ka porositë as nuk ka qenë direkt i përfshirë në asnjë formë”, ka thënë tutje ai.

Të ngjashme