Avokati i Populli takohet me Sindikatën e RTK-së pa medie

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 10:37 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Takimi ndërmjet Sindikatës së Pavarur të RTK-së me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, në lidhje me parregullsinë e zgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së nga ana e Bordit të saj ëshët zhvilluar pa medie.

Mediat nuk janë lejuar në takim, ndërsa pas takimit do të ketë vetëm komunikatë për shtyp nga Sindikata, raporton Ekonomia Online.

Në komunikatën e dërguar për medie njoftohet se Sindikata e Pavarur e RTK-së në përbërje të kryetarit Fadil B.Hoxha, nënkryetares Albana Murseli dhe anëtarit të kryesisë Veton Rugova, është takuar sot me Avokatin e Popullit Hilmi Jashari.

Në këtë takim përfaqësuesit e Sindikatës kërkuan të informohen nga z.Jashari për hapat që ka ndërmarrë ky institucion rreth vendimit të Bordit për zgjedhjen e drejtorit gjeneral të RTK-së pa i siguruar 2/3 e votave ashtu siç parashihet me ligjin e RTK-së.

SPRTK i kërkoi edhe njëherë Avokatit të Popullit që t’i dalin në mbrojtje Transmetuesit të vetëm Publik në vend, dhe ta thonë fjalën e tyre për këtë veprim të kundërligjshëm të Bordit të RTK-së. Ekzistojnë fakte të mjaftueshme që Institucioni i Avokatit të Popullit të fillojë konfliktin administrativ në gjykatën përkatëse.

Gjithashtu përfaqësuesit Sindikal e informuan z.Jashari për mosgadishmërine e Bordit të RTK-së për t’i lejuar Sindikatës qasje në dokumentet publike, konkretisht për të pasur në dispozicion një kopje të vendimit te Bordit për zgjedhjen e drejtorit të RTK-së. Me këtë veprim Bordi i RTK-së po e pengon qëllimshëm realizimin e së drejtës për qasje në dokumentet publike.

Avokati i Popullit Jashari i njoftoi përfaqësuesit sindikal se Institucioni që ai drejton e ka hapur si rast këtë çështje dhe do ta trajtojë konfrom obligimeve ligjore.

Të ngjashme