Avokati i Popullit ende s’e ka pranuar vendimin e Qeverisë për masat e reja kundër Coronavirusit

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 10:52 | Nga Hasan Hoti

Të mërkurën në mëngjes kanë hy në fuqi masat e reja të marra nga ministria e Shëndetësisë, për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Mundësia që qytetarët të lëvizin vetëm një orë e gjysmë, nga njohës të fushës është konisideruar si shkelje të të drejtave të njeriut.

Madje është kërkuar që Avokati i Popullit t’i drejtohet Gjykatës Kushtuese për interpretim nëse këto masa bien ndesh me Kushtetutën e vendit.

Nga ky institucion në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, kanë thënë se kanë pranuar pyetje nga mediet dhe një kërkesë individuale që të adresohet kjo çështje në Kushtetuese.

Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar vendimin formal të Qeverisë lidhur me masat e paralajmëruara.

“Avokati i Popullit ka pranuar pyetje nga mediat, si dhe një kërkesë individuale, lidhur me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reja në parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

“Me këtë rast, Avokati i Popullit njofton se, me gjithë faktin se për vendimin e Qeverisë kanë raportuar mediet, akoma nuk ka ndonjë vendim formal nga ana Qeverisë lidhur me masat e paralajmëruara”.

Me tej në përgjigje bëhet e ditur se janë duke përcjell më vëmendje këtë situatë dhe do të njoftojë opinionin publik lidhur me vendimet e marra.

“Sidoqoftë, Avokati i Popullit është duke e përcjellë situatën dhe pret që Qeveria e Kosovës edhe formalisht ta nxjerrë dhe ta shpallë vendimin dhe Avokati i Popullit do të njoftojë opinionin publik lidhur me qëndrimet e tij”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme