Avokati i Popullit: Kosova ka shënuar progres në fushën e zbatimit të të drejtave të njeriut

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 17:18 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se Kosova për 20 vite ka shënuar progres në fushën e të drejtave të njeriut dhe ky sukses është edhe falë mbështetjes ndërkombëtare e shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

Jashari bashkë me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova ka marrë pjesë në lansimin e publikimit “Gratë duke folur: Një vit i përkrahjes së BE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë”. Në këto rrëfime kanë marrë pjesë  gra nga fusha të ndryshme të cilat janë pjesë e jetës publike dhe në pozita udhëheqëse.

“Është rastësi e e madhe sot që shënohet kjo ditë dhe që kemi marrë pjesë në këto debate. Kosova për 20 vite ka bërë një progres në të drejtat e njeriut. Ky sukses do të ishte i pamundur pa përkrahjen ndërkombëtare. Nuk ka qenë e lehtë sepse janë vlera në të cilat ne besojmë dhe janë zotime kushtetuse të këtij vendi, me të cilat duhet të ndërtojmë vendin, është pjesë e perspektivës tonë”, tha ai. Ai ka thënë se ka ende shumë punë për tu bërë.

Kurse, shefja e BE-së, Natalia Apostolova tha se në këtë projekt kanë marrë pjesë 12 gra për të cilat është shprehur se janë inspirim.

“Shpresoj  që do të t’i shikoni  intervistat në të cilat janë gra fusha të ndryshme të shoqërisë. Dua të falënderoj të gjitha këto gra që kanë kontribuar në këto 12 muaj.  Ekipi do të vazhdoj të punojë në inspirimin e grave”’, tha Apostolova.

Të ngjashme