Avokati i Popullit: Pakot e rimëkëmbjes s’i përmbushën nevojat e qytetarëve

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 11:50 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Popullit Naim Qelaj ka mbajtur mban konferencë për medie ku ka prezantuar raportin e punës për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Qelaj tha se në Kuvend janë miratuar numër i vogël i Projektligjeve, e që sipas tij kjo dëshmon për punën jo efikase sidomos gjatë pandemisë.

Ai mes tjerash tha që pakot e rimëkëmbjes nuk arritën t’i përmbushin nevojat e qytetarëve.

“Pakot e rimëkëmbjes ekonomike nuk kanë arritur mjaftueshëm me i përmbush nevojat e qytetarëve dhe jetën e tyre”.

Qelaj tha që kanë ndërmarrë masa të shumta sidomos gjatë pandemisë ku kanë parë edhe cenim të privatësisë.

“Kemi vërejtur  një cenim të privatësisë  ku raportoheshin emrat e personave në karantinë, rast që kemi reaguar dhe është ndaluar”.

Qelaj poashtu theksoi edhe situatën me pandeminë dhe masat që ka marrë Qeveria, sidomos arrestimet që kanë bërë ku sipas Avokatit të Popullit ka qenë e jashtëligjshme, raporton EO.

Petrit Çollaku, nga zyra për Informim tha se numri i ankesave nga qytetarët që janë adresuar tek Avokatit i Popullit është 1 349.

Të ngjashme