Avokati i Popullit për 10 milionë € për rrymën në veri: U shkelën 4 ligje për të drejtat e njeriut

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 15:52 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari është deklaruar për medie, raporton Ekonomia Online.

Ai ka deklaruar se anëtarët e komisionit ia kërkuan të dinë nëse është shkelje e të drejtave të njeriut ndarja e mjeteve në vlerë prej 10 milionë euro nga ana e Qeverisë për pagesën e shpenzimeve të rrymës në veri.

Jashari deklaroi se ZRrE-ja është përgjegjëse nëse ekziston një vendim i tillë, andaj ky autoritet ka shkel katër ligjet bazë të të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se në përfundim komisioni vendosi që organet përgjegjëse të vijnë në mbledhje dhe të merret një vendim për këtë çështje.

“Pati qëndrim përfundimtar nëse është vendim formal ose jo, kjo mbetet të trajtohet me autoritetet përgjegjëseve kryesisht ZRRE, ministritë ose institucionet përgjegjëse për të parë nëse ekziston një vendim i tillë”.

“Kemi pasur një situatë krahasimore në vitin 2017 kur kemi bërë një raport të tillë ku ka cenuar katërt ligje bazë, është një situatë krahasuese, po mbeti komisioni që në takimin e ardhshme të ftoj organet përgjegjëse”, ka thënë Jashari.

“Mes tjerash, ai potencoi se në këtë mbledhje pikë e rëndit të ditës ishte edhe rastet e dhunës në familje në këtë kohë pandemie, për të cilat tha se janë shqetësim i madh dhe se problem qëndron të zvarritje e procedurave në Gjykata si dhe tek sistemi elektronik”.

Ai po ashtu përmendi edhe ligjin për Mbikëqyrjen e Viktimave për të cilin tha se asnjëherë nuk është jetësuar, raporton EO.

“Në komision u diskutua për të drejtat e fëmijëve, në këtë kuadër paraqitem shqetësimin që kemi në lidhje me përdorimin e teknologjisë informative dhe mungesa e kufizimeve që aplikohet si standard për të rinjtë kudo në Evropë. Kosova ka mangësi të një kufizim të tillë qoftë ligjor qoftë praktik nga ata që sigurojnë shërbime të internetit në nivel të vendit që cenon mirëqenien e fëmijëve”.

“Ne kemi ngritë shqetësimet kryesore që kanë të bëjnë me funksionimin e sistemit në tërësi. Kjo po zvarritë procedurat gjyqësore, një data bazë të koordinimit. Përgjatë gjithë këtyre viteve kemi pasur një mungesë të sistemit të tillë”.

“E treta ka të bëjë me mos kompensimin e viktimave të dhunës dhe e katërta me problemet që kanë shtëpitë e sigurta që duhet të ofrojnë strehim viktimat e dhunës. Si dhe psikiatria për personat që kanë nevojë , gjithë ky zinxhirë është problematik në Kosovë”, u shpreh Jashari.

Pas kësaj, Jashari rekomandoi që të bëhet një forum më i gjerë me institucionet e sigurisë në lidhje me rastet e dhunës në familje, të cilat për 30 për qind janë shtuar gjatë kohës së pandemisë.

“Duhet një forum më i gjerë duke filluar nga sistemi prokurorial, gjyqësor dhe i policisë. Parlamenti në bazë të të gjeturave tona mënyrë uniforme të trajtoj si problem dhe të marrin qëndrim”.

“Është i pamundur që përmes një rasti individual të krijon idenë e funksionimit të sistemit kur problemet ekzistojnë në sistem në trajtimin e këtyre rasteve”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme