Avokati i Popullit: Po hetojmë se si ndodhi që gjobat e paguara të qytetarëve, figurojnë të papaguara “online”

Prishtinë | 21 Kor 2018 | 11:19 | Nga

Policia e Kosovës përmes faqes zyrtare i ka ofruar qytetarëve qasjen për kontrollimin e tiketave të trafikut, nëse kanë dënime të papaguara apo jo. Gjoba këto, të cilat edhe pse qytetarët i kanë paguar, qytetarët thonë për Telegrafin se në sistemin e Policisë figurojnë ende të papaguara dhe shkelin privatësinë e tyre.

Besnik Mustafa, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se publikimi i tiketave të trafikut nga ana e policisë së Kosovës është shkelje privatësie.

“Po jam në dijeni e kemi hulumtuar disa herë por nuk kemi mundur të gjejmë emrin aty. Ka ankesa po as ata nuk kanë pas emër. Është shkelje pak e privatësisë”, Besnik Mustafa.

Edhe qytetari tjetër, Agron Curri tha se e ka bërë pagesën e dënimit, mirëpo dënimi ende figuron në ueb faqen e policisë së Kosovës.

“Për mu nuk është në rregull që e kam pagu dhe me kohë se kanë fshi. Realisht është dashur në mënyrë automatike të fshihet”, Agron Curri.

Ndërsa, Petrit Avdullahu tha se sipas tij sistemi elektronik është rregulluar edhe pse në fillim ka pasur disa probleme.

“Në fillim ka qenë mungesë e shfrytëzimit të certifikatës,  mirëpo tani e kanë rregulluar. S’kam shiku, vetëm në fillim e kam shiku njëherë dhe më se kam shiku”, tha qytetari Petrit Avdullahu.

Në lidhje me këtë ka folur Avokati i Popullit, Hilmi Jashari i cili tha se është i informuar me ankesat e qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme