Avokati i Popullit pranon pak ankesa për trajtim jo të barabartë në pandemi – Qelaj: Duhet vetëdijesim

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 11:27 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Popullit ka organizuar tryezë me temën “Sfidat e sistemit gjyqësor në zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi”, raporton Ekonomia Online.

Krejt kjo me për qëllim që të merren qëndrime e opinione mbi diskriminimin, si një prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut, si dhe krijimin e bashkëpunimit me sistemin gjyqësor dhe prokurorial, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, luftimin e diskriminimit dhe promovimin e barazisë së qytetarëve para ligjit.

Naim Qelaj, Avokat i Popullit tha se Ligji për mbrojtje nga Diskriminimi i plotëson standardet ndërkombëtare, por që duhet vetëdijesim i qytetarëve për t’u njohur me të drejtat e tyre.

“Zbatimi i këtij ligj ka probleme në vetvete dhe paraqet sfidë edhe për Avokatin e Popullit. Sfidat dalin qysh nga kompetencat dhe përgjegjësit e Avokatit të Popullit”.

“Njëri nga problemet mbi bazën e diskutimeve është promovimi jo i mjaftueshëm i këtij ligji, për të vetëdijesuar qytetarët dhe zbatuesit e këtij ligji”.

Qelaj ka thënë se edhe në këtë situatë pandemie vërehet një tendencë e ulët e parashtrimit të ankesave  nga qytetarët se masat që po merr Qeveria e Kosovës a po i trajtojnë barabartë ata.

Merita Syla, drejtoreshë e Departamentit për mbrojtje nga diskriminimi në këtë institucion, tha se nga viti 2015 janë hasur numër i vogël i rasteve që qytetarët kanë shtruar padi për diskriminim.

“Shqetësim e ndaj afatin kohor për parashtrim të ankesës dhe poashtu barra e provës janë dy sfida”, është shprehur ajo.

Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha se Kushtetua i ka dhënë një rëndësi të madhe institucionit të Avokatit te Popullit.

“Shumë shpesh para Gjykatës Kushtetuese vijnë raste që pretendojnë se janë të diskriminuar në trajtimet e rasteve të tyre nga Gjyqësori dhe këto raste po shtohen”, tha ajo.

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka thekuar që në të ardhmen në diskutime të tjera të tilla duhet të përfshihet edhe Gjykata Supreme.

Zogaj e ka konsideruar sfiduese faktin e kualifikimit të një rasti si diskriminim nga praktikat gjyqësore.

“Është sfiduese fakti se si duhet të verifikohet një rast diskriminimi nga praktikat gjyqësore. Ka pasur raste diskriminimi kur nxënësit janë ndarë në shkolla në klasa të veçanta në bazë të përkatësisë etnike”.

Ai ka thënë se do të bëjnë më shumë përpjekje në të ardhmen për identifikim më të lehtë të diskriminimit.

Jetish Maloku, Kryesuesi i Këshillit  Prokurorial të Kosovës, tha se promovojnë vlera që rrit barabarësinë, raporton EO.

“Çdo diskriminim për neve është i papranueshëm. Mendoj që ligji i vitit 2015 paraqet në bazë shumë të mirë që e fuqizon individin në mbrojtje nga çdo formë e diskriminimit”.

Maloku ka thënë se të gjitha veprat që kanë të bëjnë me diskriminim i trajtojnë me prioritet.

“Nga viti 2015 deri në gjashtë mujorin e fundit të këtij vitit kanë trajtuar 21 raste të trashëguara para se të hyj ligji për diskriminim. Në vitin 2020 ka trajtuar 3 raste me 3 persona kurse gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti ka katër raste me katër persona. Me sukses kemi zgjidh 32 raste me 72 persona”, është shprehur ai.

Kurse Sevdije Morina, zëvendëskryeprokurore e Shtetit, tha për të arrit që prokurorët të jenë në nivel të detyrës, atyre i’u ligjërohet për mbrojtje nga diskriminimi.

Ndërsa Albina Shabani Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, tha se janë të ballafaquar me raste solide për shkak të trajtimit jo të barabartë.

Të ngjashme