Avokati i Popullit prezanton punën njëvjeçare: Nuk ka përmirësim të llogaridhënies nga institucionet

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2019, Avokati i Popullit prezantoi 29 rastet e hapura nga Ex officio për raportimet e medieve gjatë këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, deklaroi se Kosova po përballet me problemin e legjislacionit e cila po ndikon në sistemin e drejtësisë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Jashari theksoi se nuk ka përmirësim të llogaridhënies nga institucionet publike.

“Kosova vazhdon të përballet me problemin e legjislacionit në vend. E kjo afekton sistemin e drejtësisë. Vazhdojnë me pasur probleme në zbatimin e procedurave gjyqësore qe përbën shkelje të të drejtave njerëzore. Nuk ka përmirësime të llogaridhënies nga institucionet”, tha ai.

Avokati i Popullit bëri publike 29 rastet e hapura nga ex officio nga raportimet e mediave.

Sipas tij, 206 mijë e 534 pensionistë po trajtohen të pabarabartë nga bankat komerciale në ofrimin e shërbimeve.

Sfidë tjetër e vendit mbetët edhe trajtimi i fëmijëve në situatë rruge, ku ofrimet e shërbimeve sociale nuk përkojnë me dispozitat e BE-së.

Po ashtu Jashari e quajti dështim zingjiror të institucioneve në vrasjen e të miturit në Fushë Kosovë.

“Rastin e pensionistëve nga ana e bankave komerciale në Kosovë në ofrimin e shërbimeve të kreditit bankar që arrin shifrën 206 mijë e 534 pensionistë të trajtimit të pabarabartë. Trajtimi i fëmijëve në situatë rruge, kujdestaria nuk ka përmbush obligimet ligjore që tashme janë në fuqi. Ofrimet e shërbimeve sociale në gjithë vendin, ky raport është publikua dhe shërbimet sociale nuk përkojnë me Bashkimin Evropian. Mbetet i decentralizuar sa i përket të drejtave. Vrasje e një të mituri për të sjellë në drejtësi dorasit, kjo ka ndodhur për shkak të punëve jo efektive të institucioneve. dështimi zingjiror për mbrojtjen nga keqtrajtimi”, njoftoi ai.

Avokati i Popullit adresoi disa parregullsi të tjera për të cilat dha rekomandime se si të veprohet.

“Për shkak ta pasigurisë Avokati i Popullit kërkon nga Policia e Kosovës të rrisë numrin e zyrtarëve policor në fshatin Janjevë. Mungesa e mjeteve juridike efektive për zgjidhjen e kontesteve të punës nga nëpunësit civilë dhe nga kandidatët për pranim në shërbimin civil pasi janë 20 mijë nëpunës civil. Trajtimin e personave me HIV dhe AIDS në Kosovë pasi janë 35 pacientë që janë duke u trajtuar në QKUK nga Maj 2019. Kushtëzimin me anëtarësim në shoqatën e të verbërve të Kosovës për tu pajisur me libreza të verbërisë me qëllim të përfitimit të të drejtave dhe benificioneve të garantuara nga ligji për Personat e Verbër ku janë 2100 persona të verbër”

“Avokati i Popullit parashtroi padi kundër KQZ-së përkitazi me diskriminimin gjinor në listat e kandidatëve të subjekteve politike për Zgjedhjet Parlamentare 2019. Mosndërmarrja e veprimeve adekuate në drejtim të lirimit të hapësirave publike në Fushë Kosovë rreth 12 mijë qytetarë. Mohimi i së drejtës për shkollimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim në shkollën Xheladin Deda në Pejë. Ligji i pagave që Avokati i Popullit ka shtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Jashari bëri të ditur se për 70% është rritur numri i qasjes në dokumentet publike në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërsa tha se në bazë të mekanizimit kombëtar për parandalim të torturës janë bërë 86 vizita të personave të privuar nga liria.

“Për shkak të rolit të Avokatit të Popullit është rritur për 70% ngritja në dokumente publike në krahasim me vitin 2018. 86 vizita në të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, në qendrat korrektuese, të paraburgimi, stacione policore, institucione psikiatrike dhe të kujdesit social. 12 raporte dhe rekomandime ku 76 rekomandime iu dërguan autoriteteve kompetente. Asnjë rast i ushtrim i torturës në qendrat korrektuese e të paraburgimit, asnjë rast u keqtrajtimit fizik dhe të kujdesit e as psikiatrik. Rastin në stacionin policor në Gjakovë janë duke u ndërmarr veprime konkrete”, tha ai

Të ngjashme