Avokati i Popullit: Specialja bëri shkelje kur publikoi emrat e Thaçit dhe Veselit

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se Prokuroria Speciale ka bërë shkelje kur ka vendosur që të publikoj emrat e presidentit, Hashim Thaçi, dhe të kreut të PDK’së, Kadri Veseli, në një situatë kur aktakuza ndaj tyre ende nuk ishte e konfirmuar dhe palët nuk ishin të informuara për një gjë të tillë.

“ Po në realcion të standarateve që aplikohen në kuadër të këtyre situatave, definitivisht po. Nuk mund të bësh një njoftim publik pa e dërguar aktakuzën palës për të cilën prokuroria ka dyshime se ka kryer krime të çfarëdo natyre”, ka thënë Jashari.

“Pa u dorëzuar aktakuza, dhe pa dhënë mundësi mbrojtjeje, nuk duhej të bëheshin publik emrat”, ka thënë ai në FRONTAL të T7.

Ai ka treguar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe institucioni i Avokatit të Popullit nuk kanë të drejtë që të ndërhyjnë dhe vlerësojnë raste që ndërlidhen me Dhomat e Specializuara.

“Avokati i Popullit si institucion i pavarur dhe Gjykata Kushtetuese si institucion i pavarur janë përjashtuar prej fuqisë dhe mundësisë për të ndërhy dhe vlerësuar rastet që mund të konsiderohen se mund të ketë shkelje”, ka potencuar ndër të tjera Jashari

Të ngjashme