Avokati i Veselit: Dëshmitarët që janë në listë s’kanë të bëjnë asgjë me Thaçin dhe të tjerët

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Avokati i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Ben Emmerson në seancën që po mbahet në Hagë ka thënë se dëshmitarët që janë në listë s’kanë të bëjnë asgjë me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin, raporton Gazeta Express.

Emmerson ka thënë se prokuroria po përpiqen ta justifikojnë faktin se kanë arrestuar 4 burra dhe kanë prova kundër tyre.

“Këta njerëz s’kanë punë fare me këtë çfarë pretendohet, asnjë nga këta që janë në listë s’kanë lidhje me këta të pandehurit është një kënetë kaotike dhe ata përpiqen të justifikojnë faktin që i kanë arrestuar atë dhe kanë prova kundër tyre”, ka thënë ai.

Avokati britanik e ka quajtur të turpshme mosgatishmërinë e prokurorisë për ta paraqitur dosjen e saj.

“Fakti që prokuroria ka pasur kohë një vit dhe sërish s’ka dalë ta deklarojë dojsen e saj është turp, dhe tani po thonë deri më 17 dhjetor do ta kemi gati dosjen paragjyqësore”, tha ai.

Të ngjashme