AVONET: Ministria e Infrastrukturës sa më parë ta rregulloj rrugën Doganaj–Brezovicë

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti i OJQ-ve AVONET mbështeti dhe përkrahi banorët e fshatrave të Komunës së Shtërpcës për shqetësimin e gjendjes së keqe të rrugës në magjistralen Doganaj – Brezovicë, ku përmes protestës që u mbajt rreth 15 minuta në bllokimin e rrugës për lëvizje duke shpreh shqetësimin dhe duke paralajmëruar se do të marrin edhe veprim tjera.

E me këtë rast sot u mbajt protesta në shenjë shqetësimi për gjendjen e rënd të rrugës në magjistralen Doganaj (Kaçanik) – Brezovicë

AVONET, thotë se shpreh shqetësimin për mos rregullimin e rrugës të magjistrales Doganaj – Brezovicë, e cila është në një gjendje të keqe, ku qytetarëve ju ka shkaktuar dëme në automjete dhe pengim në lëvizje, duke vështirësuar edhe jetën e këtyre banorëve të Komunës së Shtërpcës.

Qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë regjistrimit të automjeteve të tyre paguajnë taksen rrugore, për të pasur qasje dhe lëvizje të lirë dhe të sigurt. Ministria e Infrastrukturës është përgjegjëse për gjendjen e kësaj rruge e cila është bartëse e implementimit dhe ky institucion nuk ka shpreh vullnet për të bërë zgjidhje të problemit.

Andaj AVONET, kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që sa më parë të veproj dhe të rregulloj rrugën Doganaj – Brezovicë.

Nëse nuk ka ndonjë veprim në rregullimin e rrugës, banorët dhe AVONET do të marrin veprim tjera demokratike për të shprehë shqetësimin e tyre.

Të ngjashme