Avonet: Shkollat të shëndrrohen në qendra për trajtimin e të infektuarve me Covid-19

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti i OJQ-ve Avonet përmes kësaj deklarate kërkon nga qeveria e Kosovës dhe ministria e Shëndetësisë që sa më parë të mbyll shkollat dhe çerdhet dhe këto t’i shëndrrojë në qendra të covidit për të trajtuar të infektuarit me virus Covid-19, por jo të mbyll vendin total.

Poashtu Avonet kërkon nga ministri Zemaj që të rrit monitorimin në institucione sepse njëri prej burimeve të infeksionit janë vetë institucionet publike. Avonet gjatë hulumtimit ka vërejtur se institucioneve në hapësirat e tyre nuk kanë dezinfektues dhe poashtu nuk dezinfektojnë institucionet, nuk respektoj manualin për stafin e shërbyeseve civil, ku në një zyre punojmë pa kusht.

Avonet, konsideron se rritja e masave ndaj disa institucioneve dhe sektorëve do ta ulë numrin e infeksionit me virus Covid-19.

Avonet, poashtu kërkon nga ministri Zemaj që të rritë numrin e infermierëve dhe të stafit teknik nëpër Spitalet e Përgjithshëm nëpër regjionet, sepse sipas monitorimit të këtyre institucioneve kemi vërejtur se është e nevojshëm dhe e domosdoshëm një rritje e infermierëve dhe të stafit teknik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme