Azemi kritikon Qeverinë: Nuk pati buxhet për kontratën kolektive, ndërsa për rrymën e serbëve po

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 11:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat, duke kërkuar rritje të pagës minimale, raporton Ekonomia Online.

Protesta ka nisur në sheshin “Zahir Pajazitit” për të vazhduar deri te Teatri Kombëtar.

Punëtorët e sektorit privat kanë kërkuar pagë minimale prej 300 euro dhe po ashtu respektim të Ligjit të Punës.

Jusuf Azemi, udhëheqës i kësaj sindikate ka kritikuar Qeverinë për mos mbajtjen e premtimit për rritjen e pagës minimale, duke shtuar se më shumë institucionet e vendit po mendojnë për serbët sesa për të tjerët.

“Synimet tona në të ardhmen janë që të mos ketë pagë nën 350 euro. Punëtorët duhet të vetëdijesohen, duhet ta vlerësojnë punën që bëjnë”, ka thënë ai.

“Me pagat më të vogla më të vogla. Mbi 50 për qind nuk ka pasur kontrata pune. Siguria në punë është e tmerrshme. Ne kemi kërkuar që marrëveshja kolektive të nënshkruhet sa më shpejt”.

“Nuk nënshkruar Qeveria kontratën kolektive, me arsyetimin se nuk ka mjete. Mirëpo ne tani jemi të detyruar që për familjarët tan që humbën gjymtyrët në vendin e punës t’i paguajmë serbët që ata të jetojnë, ne po ashtu nuk kemi para të paguajmë as rrymën tonë por Qeveria kujdeset që t’ia paguaj serbëve. Ne po sanksionohemi dhe ende qeveritarët tonë nuk dalin para qytetarëve që ua premtuan rritjen e pagës”.

“Ne kemi ardhur në buzë të greminës dhe nuk do të presim më”.

Të ngjashme