Azemi: Kurrgjë nuk po kërkojmë nga Kurti më shumë sesa që ka premtuar gjatë fushatës

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 14:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës të Sektorit Publik në Kosovë, Jusuf Azemi në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se qasja e kryeministrit Albin Kurti ndaj sindikatave është gabim, ndaj nuk i shqetësojnë veprimet e tij.

Tutje ai tha se i dhimbset Kurti pse merret me sindikata në vend që të merret me çështje më madhore siç është dialogu me Serbinë.

“Qasja ndaj sindikatave është një drejtim shumë i gabuar dhe unë mendoj që përfundimi sido që të vijë, kryeministri Kurti patjetër se do të ulet në tryezë dhe do të bisedojë për problemet e punëtorëve të sektorit publik dhe privat”.

“Nuk e çmoj këtë veprim që po e bënë, por nuk na shqetëson për veprimet që po i bënë. Po na dhimbset që po merret me këtë çështje sepse kemi probleme më madhore si dialogun me Serbinë  dhe probleme të brendshme”.

“Kurgjo nuk ka kërkesë më të mëdha sesa ato që ka premtuar gjatë fushatës. Ne po i themi zbatoje programin karshi punëtorëve të sektorit privat. Vetëm pse më është vonuar 15 minuta nuk e kam pritur ish-kryeministrin Hoti”.

Gjatë seancës së Kuvendit, Kurti ka kritikuar krerët e sindikatave dhe qasjen e tyre karshi kërkesave ndaj Qeverisë.

Të ngjashme