Azemi me një varg kritikash për Qeverinë: Jemi të degraduar e të diskriminuar çdo ditë

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 11:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me gjendjen e përkeqësuar të punëtorëve të këtij sektori, raporton Ekonomia Online.

Azemi ka bërë të ditur se mbi 400 punëtorë teknik janë larguar nga lista e pagave nga qershori nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të përsëritjes së tenderit, duke shtuar se në konkursin e ri nuk mund të priten më shumë se 70 persona.

 “Shqetësimet kryesor është largimi i mbi 400 punëtorëve nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Këta punëtorë pa fajin e tyre që nga 1 qershori nuk janë në listën e pagave. Shkak i humbjes së vendeve të punës është tenderi i përsëritur teknik. Por edhe tenderi i ri nga 400 punëtorë me tenderin e ri nuk do të mund të punësohen më shumë se 70 punëtorë”.

“Andaj kërkesë e jona është ministri e Punës tërhiq tenderin. Ministri a e Punës dhe Mirëqenies ka rënë në pagën 170 euro ndërsa kryeministri Kurti ka premtuar 350 euro. Ne po flakemi jashtë vendeve tona të punës. Është e rëndë që një punëtorë të mbetet pa vendin e punës dhe financimin e familjes. Ministria ë punës ka paraparë të kryejë shërbime një zyre në Mitrovicë duhet të pastrohet dy herë në muaj”.

Tutje, Azemi theksoi se kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që paga minimale të jetë 350 euro, gjithashtu edhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive.

Ai me tej ka shtuar se janë 8 raste të vdekjes në vendin e punës, madje ka pasur një varg kritikash për Qeverinë duke thënë se janë të diskriminuar dhe degraduar çdo ditë, raporton EO.

“Edhe punëtorët e sigurimit që kanë monitoruar këto zyre numri i tyre do të ulet për katërfish. Ne pyesim zotëri kryeministër pas shumë kërkesave na intereson kur e ke ndërmend ta nënshkruash kontratën kolektive për punëtorët e sektorit privat sepse hapi i parë keni thënë se do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes kolektive”.

“A ka ndonjë datë për themelimin e Gjykatës së Punës. Ministri i Shëndetësisë ka thënë se do të ndihmojë punëtorët teknik mjekët infermierët, por pse nuk po e bëni këtë për punëtorë teknik po diskriminoni dhe na keni gënjyer edhe ne dhe veten. Rreth 70% e punëtorëve të sektorit privat do të shkojnë në pushim vjetor pa pagesë. 800 punëtorë në Bonstill nuk kanë fonde edhe pse kanë punuar. Kemi 8 raste të vdekjes në vendin e punës. Ne kemi kërkuar që të jemi afër punëtorëve dhe te kemi fonde”.

 “…kemi paraparë të kemi fond për këta punëtorë, por edhe intervenim në inspektoratin e punës dhe kur do të themelohet Gjykata e Punës, por nuk janë marrë parasysh. Deri më tani për punëtorët e sektorit privat kemi një degradim të fuqisë punëtore në Kosovë”.

Të ngjashme