Azemi pas takimit me Hotin, bën thirrje që protesta e punëtorëve teknikë të vazhdojë

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 16:06 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i sindikatës së sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, pas takimit me kryeministrin e vendit Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje punëtorëve teknikë që protesta vazhdon deri në arritjen e një zgjidhje institucionale, raporton Ekonomia Online.

“Ne sapo dolëm nga takimi me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. Ishte një takim për të cilin jemi pajtuar që të bisedojmë ekskluzivisht për punëtorët teknik të ilët janë për momentin në protestë dhe që nga e hëna do të futën në grevë. Ne i kemi shprehur shqetësimet e tona të cilat mendoj që përafërsisht edhe kryeministri i ka ditur dhe ka qenë një kërkesë po themi përfundimtare po që se nuk gjendet zgjidhje për këta punëtor teknik dhe të sigurimit që nga e hëna ne do të jemi në grevë. Për këtë nuk kemi bërë aspak biseda. Ne i kemi ofruar bashkëpunim 24 orësh kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë me qëllim që të mos vijmë deri tek kjo. Ka qenë një propozim i kryeministrit i cili sigurisht të ënjten eventualisht të premtën bashkë me ministrin e shëndetësisë dhe me përfaqësues të pronarëve të kompanive që shërbejnë në këto spitale dhe do të gjendet një zgjidhje”, tha Azemi.

“Kryeministri thotë do të gjejmë një zgjidhje sado që është e rëndë. Kërkesat tona para kryeministrit janë të arsyeshme dhe ne po presim lëvizje pozitive. Megjithatë i njoftojë të gjithë punëtorët se protesta duhet të vazhdojë sipas vendimit që ne e kemi marrë dhe hyrja e dalja nga protestat e greva e bën vetëm sindikata me kryetarët e shoqatave. Andaj normal që protestat vazhdojnë ashtu sipas vendimit që kemi marrë më herët”, tha tutja ai.

Më tej, Azemi tha se nga Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike po përfitojnë më shumë kompanitë, ndërsa punëtorët e sektorit privat po vuajnë.

“Kemi diskutuar edhe për shumë çështje të tjera si paga minimale e gjendja, gjendjen e rëndë të punëtorëve që tani po humbin vendin e tyre të punës dhe në një far formë i kemi bërë me dije kryeministrit që janë shpërndarë disa pako emergjente, rimëkëmbja ekonomike e simulimi na 110 euro. Por i kemi bërë me dije se pjesa dërmuese po shkon nëpër llogaritë bankare të kompanive dhe ne aspak nuk jemi duke e ndjerë këtë lehtësim dhe e gjithë fatura e kësaj pandemie po bije mbi barrën e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme