Azemi thotë se Qeveria është “bunkerizuar”: Punëtorët e sektorit privat po diskriminohen

Prishtinë | 05 Gus 2022 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online ka kritikuar Qeverinë se nuk po merret me çështjet që kanë të bëjnë me punëtorët e sektorit privat.

Ai thotë se nuk kanë zhvilluar asnjë takim me qeveritarët duke shtuar se Qeveria është “bunkerizuar” dhe se nuk pi përfillur kërkesat e tyre.

“Realisht ne nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi pushime sepse problemet e mëdha të sektorit privat në Kosovë nuk na lejojnë të kemi pushime. Nuk kemi pasur takime me qeveritarë pasi që ata janë ‘bunkerizuar’ dhe nuk po merren me problemet e sektorit privat”.

“Ne po presim që kërkesat tona që së paku për 100 euro të cilët bënë gabime në mbushjen e aplikacioneve të përsëriten për ata që nuk kanë përfituar. Jemi duke përcjellë gjendjen e punëtorëve sepse në sektorët publiko-privat pushimet e punëtorëve po keqpërdoren”, tha Azemi.

Sipas tij, shkeljet më të mëdha që po u bëhet punëtorëve po vijnë nga kompanitë që po punojnë për shtetin, madje edhe po diskriminohen, raporton EO.

“Dënimi më i madh i sektorit privat po vjen tek ato kompani që po punojnë për shtetin sepse edhe kompani tjera pagat janë ndryshuar. Fatkeqësisht në vend që ministria e financave të jetë avangarde kjo e ka stagnuar dhe sot në prokurorinë e shtetit kemi pagë që ka qenë 200 euro dhe është kthyer në 170 euro”. “Realisht jemi shumë të zhgënjyer për këtë bashkëpunim me qeverinë. Ne nuk mund të bëjmë diçka më shumë. Tani nuk po e kemi ndihëm e shtetit ku po bëhen shkelje të drejtave të punëtorëve”.

Të ngjashme