Aziz Bici emërohet këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Aziz Bici, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave.

Të ngjashme