Babai i Agon Musliut përplaset me Kusari-Lilën: Djali më vdiq në duar të shtetit (Live)

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 14:29 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka dëshmuar Naim Musliu, babai i Agon Musliut, të riut që u vetëvra në Qendrën e Studentëve, raporton Ekonomia Online.

Naim Musliu fillimisht ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për djalin e tij si dhe për të gjithë ata që kanë vdekur nga Covid-19.

Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj Mimoza Kusari-Lila, që kjo e fundit i ka treguar administratës se çfarë ai të flasë. Ai ka thënë se djali i tij ka vdekur në duart e shtetit.

Madje, Naim Musliu e ka quajtur diktator kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

“Të gjithë të VV-së po e ulni kokën poshtë kur po bëhet fjalë për djalin tim. Këtu duhet me thënë të vërtetën. Vendosja në karantinë ka qenë e kundërligjshme”.

Ndërsa kryesuesja e komisionit Mimoza Kusari-Lila ka thënë se të gjitha vendimet janë marrë në përputhje me ligjin, raporton EO.

“Ne veprojmë sipas ligjit dhe në përputhje me ligjin dhe çdo që mua më është thënë është e paraparë me ligjin”.

“Ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por duhet të mundohemi në zbardhjen e rastit kur ka humbur jetën Agonit”, ka thënë Kusari-Lila, e cila i takon grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Ai thotë se në qendrën e karantinës policia  nuk e kanë lejuara ta shoh djalin e tij

“Ai është nisur me 6 mars për në master dhe me fillimin e pandemisë është ndërprerë gjithçka, dhenai me çdo kusht donte të kthehej në shtëpi. Vdekja e djalit temë është politike sepse unë kam fakte. Nën stop kom qëndruar  në kontakt me djalin temë në aeroport, ai temperaturë nuk ka pas dhe ai ka thënë se nuk është për karantinë. Para se me shkuar  Agoni atje ka pasur probleme shëndetësore, por kjo lidhet edhe me mërzinë e tij. Këtu është kanë një njeri që e kanë dërguar dhe është hakmerr politikisht dhe prandaj thamë që vdekja është politike. Kjo është bërë pikërisht nga VV-ja sepse këta njerëz e kanë quajtur në atë burg sepje ajo nuk është qendër e studentëve.”

“Arben Vitia është dashtë me i gjet njerëzit specialist se kë po e qon aty dhe kush po shkon. Kur ja kanë dorëzua ministrisë së MBP djalin temë, nuk e di ministria a e ka për detyrë me i ruajt edhe njerëzit e tjerë”, ka shtuar Musliu.

 Ai tutje ka thënë se obduksioni thotë se është vdekje e dyshimtë.

“E kom marr raportin e mjekësisë ligjore, edhe nuk e kom lexuar mu përqendrua krejt. Pa e thanë fjalën gjykata krejt deputetët keni dal keni thënë jo është vetëvrasje .Obduksioni thotë se është vdekje e dhunshme”

Të ngjashme