Babai i Albert Krasniqit përlotet para gjykatës

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Është duke u mbajtur seanca ndaj Skënder Krasniqit i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqit në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë për masën e paraburgimit.

Sinjali merr vesh se gjatë seancës, Skender Krasniqi ka qarë para gjyqtarit, derisa mbrojtja e tij pretendon se është vrasje nga pakujdesia.

Sipas Prokurorisë, Skender Krasniqi në garazhën e ndërtesës ku jetonin, për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta djalin e tij.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, i dyshuari gjatë fjalosjes që kishte pasur me djalin e tij, e kishte nxjerrë armën duke qëlluar në gjoks atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme