Babai i dy viktimave në Gjakovë ishte pak larg shtëpisë duke punuar me djalin tjetër

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Dy vëllezër të moshave 12 dhe 13 vjeçare kanë humbur jetën në fshatin Ujz të Gjakovës, pasi shtëpia e tyre u kaplua nga zjarri.

Gjyshi i tyre ka dalë herët në mëngjes, ndërsa njërin nga fëmijët i cili ka shpëtuar, e ka marrë babai për të punuar pak larg shtëpisë, njofton Klankosova.tv.

Nuk dihen ende shkaktarët e zjarrit, mirëpo sipas dëshmitarëve kjo mund të ketë ardhur për shkak të problemeve të energjisë elektrike.

Sipas dëshmitarëve, njëri nga viktimave iu është gjetur trupi i pajetë matanë dhomës ku ka fjetur, pasi që ai është zgjuar dhe ka tentuar të ikë nga zjarri.

Të ngjashme