Babai i Kadri Veselit varroset sot në orën 19:00

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Babai i Kadri Veselit, Fazli, do të varroset sot në orën 19:00.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij përmes rrjetit social Facebook.

Fazli Veseli do të varroset në Broboniq të Mitrovicës.

“Të dashur familjarë e miq, Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 94 vjeçare, ndërroi jetë babi, gjyshi ynë Fazi Veseli.

Varrimi bëhet sot, në orën 19:00, në vendlindjen e tij, në Broboniq të Mitrovicës. Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!”, thuhet në njoftimin e familjes.

Të ngjashme