Babai i policit të vdekur: E humba djalin pas tetë vajzave, prisnim dasmën e tij

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Malsor Dashi është njëri nga 21 Policët e Kosovës, që humbi jetën gjatë detyrës.

Ai në shënimin e 21 vjetorit të Policisë së Kosovës , me vendim të presidentit Thaçi, mori titullin heroi i Kosovës, së bashku me gjithë kolegët e tij të rënë gjatë detyrës, raporton Ekonomia Online

I pranishëm për të marrë medaljen hero i Kosovës, ishte edhe babai i Malsorit, Shemsedini.

Ai pasi përqafoi flamurin e Policisë, tha se Malsorin e kishte pas tetë vajzave dhe dasmën e tij kishte planifikuar ta bënte dy javë nga data kur i vdiq.

Bashkë me Shemsedinin, në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për policët e rënë, u përlotën edhe krerët e policisë. Në fund të gjithë të pranishmit ngushëlluan babin e Malsorit duke i thënë të ndihet krenar për të birin.

Ai ishte në detyrë bashkë me kolegun Armend Trena, kur vetura zyrtare e policisë përfundoi në lumin Lepenc, ndërsa trupat e tyre u gjetën pas disa ditësh.

Të ngjashme