Babai plagos djalin me armë në këmbë duke trembur pëllumbat mbi çati

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Doberdol të Pejës gjatë ditës së djeshme babai ka plagosur aksidentalisht djalin e tij në këmbë.

Sipas Policisë së Kosovës, babai ka qenë duke i trembur disa pëllumba mbi kulmin e shtëpisë dhe nga pakujdesia me pistoletë e kishte qëlluar në këmbë djalin e tij, raporton Insajderi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjatë përpjekjes që ti tremb disa pëllumba mbi kulmin e shtëpisë nga pakujdesia me pistoletë e kishte  qëlluar në këmbë djalin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar i cili si pasoj kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet ën raportin 25-orësh të policisë.

Policia ka njoftuar gjithashtu se nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta  me një karikatorë dhe 15 diabolla kalibër. 4.5 mm. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

Të ngjashme