Babi e bën vajzën për spital

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prizren pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Pas këtij rasti, vajza ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Prizren, 03.06.2021-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme